Flash News

KRYESORE

DASH: Kujdes nga luftëtarët e huaj që vijnë nga Siria dhe Iraku dhe radikalizmi i rinisë

DASH: Kujdes nga luftëtarët e huaj që vijnë nga Siria dhe

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron Shqipërinë që të ketë kujdes nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si edhe nga radikalizmi i rinisë shqiptare.

Shqetësimet janë publikuar në Raportin për Terrorizmin , ndërkohë që vendi duhet që të bëjë kujdes edhe në bllokimin kanaleve të financimit të terrorizmit.

“Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri.”, thuhet ën raport.

Aty vihet në dukje se vendi vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve.

“Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me ‘efektshmëri të ulët’ në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.”, thuhet në raport.

Të fundit