Flash News

KRYESORE

Dëbimi i ambasadorit, reagon Netanjahu: Mesazh i qartë ndaj regjimit iranian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka reaguar pas vendimit të Shqipërisë për dëbimin e ambasadorit iranian. Netanjahu tha se me këtë vendim, qeveria shqiptare i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto”, shkruan Netanjahu.

Një ditë më parë, Shqipëria shpalli non grata ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër të ambasadës iraniane në vendin tonë, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Të fundit