Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Departamenti i Shtetit përfshin Shqipërinë ne listën e vendeve me rrjete të sigurta komunikimi, reagon Balluku
Shqipëria është renditur krah Shteteve të Bashkuara duke u bërë pjesë e nismës Rrjet i Rastër (The Clean Network), nisëm e cila synon mbrojtjen e rrjeteve 5G nga faktorët e riskut të cilët mund të jenë kërcënim për privatësinë e të dhënave.
Në raportin, “Rrjeti i pastër garanci për mbrojtjen e aseteve Amerikane”, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shqipëria listohet mes vendeve me rrjet të pastër duke qenë kështu një nga vendet e angazhuara për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm dhe për të bashkëpunuar vetëm me kompani të sigurta.
Pas publikimit të këtij raporti, ambasadorja amerikane në Tiranë, Juri Kim, u shpreh se ndihet krenare që Shqipëria ndodhet krah SHBA-ve në këtë iniciativë duke e cilësuar si një vendim strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike. “Krenare që shoh Shqipërinë dhe vende të tjera të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në Rrjetin e Pastër, në mbrojtje të rrjeteve të tyre 5G nga kompani të pabesuara. Një vendim strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, shkruante në Tëitter kryediplomatja amerikane në Tiranë.
Mbi këtë ka reaguar dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila u shpreh duke thënëse: “Vlerësimi i radhës për punën tonë të mirë nga partnerët strategjikë. Departamenti Amerikan i Shtetit rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta përsa i përket sigurisë së rrjeteve të komunikimit. Në raportin e publikuar së fundmi, “Rrjeti i pastër garanci për mbrojtjen e aseteve Amerikane”, DASH ka përfshirë Shqipërinë në vendet me rrjet të pastër/të sigurtë duke qenë një nga vendet e angazhuara për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm dhe për të bashkëpunuar vetëm me kompani të sigurta. Krenarë që gjithmonë qëndrojmë në krah të partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimeve të sigurta."