Flash News

KRYESORE

Detaje nga dëshmia/ Ritvan Zykaj flet me ironi përpara policëve: Unë i vrava; ju më arrestuat shumë vonë

Detaje nga dëshmia/ Ritvan Zykaj flet me ironi përpara policëve:

Ritvan Zykaj është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas arrestimit në periferi të Selenicës. Autori i maskrës me 8 të vdekur mësohet se ka folur me ironi përpara policëve dhe ka patur raste kur ka dhënë deklarata kontradiktore.

“Kam pirë dhe nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të jetë shprehur 24 vjeçari. Më pas ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar praninë e një avokati: “Unë i vrava, më gjeni avokat që të mos më vrisni.”

Zykaj ka ironizuar edhe uniformat blu kur është shprehur: “Më arrestuat shumë vonë.”

Sa i përket vrasjes së 8 të afërmve të tij për arsye banale, Zyka nuk ka shprehur pendesë por ka deklaruar se, “ata më akuzonin mua për çdo gjë”.

Gjyshi i Ritvan Zykajt nuk mban lotët para kamerave: E gjeta vëllain të vrarë. Bërtisja kot, askush nuk më dëgjonte

Masakra në Selenicë/ Familja e Ritvanit braktis shtëpinë; përballë saj janë hapur dyert e mortit

Deputeti i PD publikon foton e Xhafajt dhe Veliut në Selenicë: A mund të varet rendi publik te këto dy personazhe?

Të fundit