Flash News

KRYESORE

Dialogu me Serbinë, Vuçiç tregon datën: Do kërkoj realizimin e marrëveshjes së 2013-ës

Dialogu me Serbinë, Vuçiç tregon datën: Do kërkoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur së fundmi rreth çështjes së dialogut me Kosovën, teksa ka deklaruar se vazhdimi i dialogut do të vazhdojë me 7 shtator në Bruksel.

Sipas tij në këtë takim do të kërkojë që të bisedohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë serbe.

"Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin e dialogut me 7 shtator, do të kërkojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila është nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, e që është formimi i këtij Asociacioni. Të shohim veprime konkrete", ka deklaruar Vuçiç në një konferencë për median në Beograd.

Vuçiç gjithashtu ka theksuar se Serbia është e interesuar për vazhdimin e dialogut.

“Mirëpo, kërkojmë dialog të vërtetë, e jo vetëm atë se duhet t’i pranojmë. Këtë ia kam deklaruar edhe Palmerit dhe Grenellit, iu kam thënë edhe para Thaçit, iu kam thënë të gjithëve. Unë i kuptoj ata, ajo është politikë e shteteve të tyre. Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore etj…kjo dikujt nuk po i intereson", ka deklaruar Vuçiç.

Të fundit