Flash News

KRYESORE

Diskutimet brenda Gjykatës Kushtetuese që sollën përzgjedhjen e Xhaferllarit si gjyqtare

Diskutimet brenda Gjykatës Kushtetuese që sollën

Që në ditën e parë të punës, dy gjyqtaret e Kushtetueses Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji kanë pasur një çështje delikate për të zgjidhur. Ato, bashkë me kryetaren Vitore Tusha dhe Besnik Muçin, u mblodhën për të shqyrtuar konfliktin midis institucionit të presidentit dhe të Parlamentit.

Kreu i shtetit Ilir Meta priti për betim Marsida Xhaferllarin për gjyqtare të Kushtetueses, ndërsa sot, në kuvend u miratua një rezolutë, nga ku i kërkohej Gjykatës Kushtetuese që të mos ta njohë dekretin e Metës sa i përket Xhaferllarit, por të njohë për vakancën Arta Vorpsin, të parën në listën e KED-së.

Vendimi i marrë sot nga katër gjyqtarët e Kushtetueses, ka bërë që të shmangen të tjera përplasje.

Gjykata argumentoi se nuk mund të merrte në konsideratë rezolutën e Kuvendit për të mos e njohur Xhaferllarin, pasi ende nuk kishte kuorumin për të shqyrtuar në thelb konflikte institucionale.

Dy anëtaret e zgjedhura nga Kuvendi kanë mbështetur marrjen e mandatit nga Vorpsi, por Muçi dhe Tusha janë shprehur se pa u betuar, askush s’mund të nisë detyrën, raporton ABC News . Qëndrimi i kësaj të fundit, që ushtron kompetencat e drejtueses së gjykatës ka bërë diferencën.

Gjyqtarët kushtetues dolën me një deklaratë zyrtare, ku deklaruan se nuk mund t’i bindjen thirrjes për të mos e njohur si gjyqtare Xhaferllarin. Gjithashtu Kushtetuesja publikoi në faqe, listën e gjyqtarëve të saj, të cilët i vihen në dispozicion Presidentit për të zgjedhur KED-në e re.

Të fundit