Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Milano, Alfred Lela
Në ballkone shtëpish, në murin e një spitali, në përunjen e një kapele të vogël katolike në cep të lumit Muzza, e gjen të shkruar me ngjyra të ndezura. Është një përpjekje njerëzore për t’i dhënë shpresë vetes dhe botës: Andra tuto bene (gjithçka do të shkojë mirë).
Ndërkohë që gjithshka shkon keq, në Lombardi dhe në Itali. Shtohen të prekurit dhe të vdekurit; urgjencat e spitaleve janë të mbushura me barrela; shtretërit kanë mbaruar; arkivolet presin dheun në kisha, kamionë ushtrie dhe në qilarë shtëpish.
Andra tutto benne?!
Te ky slogan shprese pret fati i Italisë, një vend ku dikur të shoqëronin autostradave billboarde gjigante që xixëllonin: sei in un paese meraviglioso. E tillë ishte Italia deri para Covid-19, ‘një vend i mrekulueshëm’. Me rrënoja antike, ushqim për qiellin dhe qiellzën, verë të mirë si për Krishtin, dunat gjysmë hyjnore të Toskanës, vreshtat Montepulciano, il vecchio amore, Romën e përjetshme dhe l’italianisima, mënyrën italiane të të qenit.
Andrava tutto bene.
Në spitalin e Melzos ka një radhë të gjatë, kryesisht të moshuarish, te dyert. Një punonjës i maskuar u jep në dorë një numër që e shkëput nga një shirit i verdhë. Kalimi i asaj porte është si Hadi antik: mund të mos kthehen pas; numri që marrin në dorë asgjë më shumë se monedha për varkëtarin që i kalon nëpër Akeront deri në ‘bregun’ tjetër. Përvoja italiane ka treguar tashmë se, kush e kalon atë derë, në atë moshë, kthehet nëpërmjet portash të tjera që krishtërimi i këtij vendi i paraqet, me të drejtë ose jo, si të parajsës.
Andra tutto benne?!
Mosha e tretë e Italisë nuk është vetëm te këto porta, por edhe nëpër mure. Lajmërim-vdekjet, që në Itali janë çuditërisht të mëdha dhe ngjajnë si billboarde reklamash po t’i krahasosh me njëshuplakën e një mort-shpalljeje në Shqipëri, ekspozojnë rastësi numrash të mëdhenj: 91, 87, 78, e me radhë.
Por, ‘fratelli d’Italia’, si në himin e këtij vendi, nuk dorëzohen. Dritaret dhe ballkonet ka filluar t’i ngjyrosë trekolori italian. I heshtur, i bardhë, i kuq dhe i gjelbër, shpalimin e banderolës së kombit të Verdit, Galileut, Kolombit, Ekos dhe Garibaldit mund ta marrësh dy llojesh. Si dorëzim: e kemi shtrirë mbi arkëmortin e këtyre ditëve. Si triumf: Italia, që nga Roma e këtej, para dhe pas Krishtit, është tronditur, por jo rrëzuar, është goditur, por jo humbur.
Andra tutto bene.
Nga dritaret e makinës provinacat e Lombardisë shtrihen të paqta dhe shpërfillëse ndaj asaj që vuan njeriu italian. Pemët kanë luleçelur mbi çdo kërcënim; arat dhe fermat ofrojnë idilin e një qëndisme; varrezat flasin për vdekje të vjetra monumentale, dhe lumenjtë rrjedhin sikur jetën kurrë nuk e ka kërcënuar asgjë.
Nëse i humbesh kësaj paqeje dhe amnezie mund të brofësh në çdo çast, i papajtuar me ëndrrën që po të kap: a mos kam vdekur dhe shkuar në parajsë?!
Atje, siç e dimë nga krishtërimi, gjithçka shkon mirë.
Andra tutto bene!

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38