Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Xoxa do të duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 11:00. Fillimisht, Xoxës iu caktua masa “arrest në shtëpi”, por pas tre ditësh, Gjykata e Shkallës së Parë e Posaçme e lehtësoi këtë masë për shkak të djalit të vogël, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet në burg.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale” si dhe për “Refuzimin për deklarimin e pasurive”.

Hetimet kanë zbuluar se ajo dhe Erion Veliaj kanë krijuar një skemë përfitimi përmes ryshfeteve nga kompani dhe organizata të kontrolluara prej tyre. Sipas SPAK, ata kanë përfituar rreth 1.1 milionë euro në nëntë raste.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet për shpenzimin e rreth 800 mijë eurove në blerje online, të cilat nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore.

Të fundit