Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e Moskës për mercenarë shqiptarë, Rama: E pavërtetë, por shqetësuese! Po ndjekim situatën

Akuzat e Moskës për mercenarë shqiptarë, Rama: E

Rusia ka akuzuar vazhdimisht Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të Ukrainës që i sigurojnë mercenarë për të luftuar kundër forcave ruse.

Kryeministri Rama i konsideroi akuzat e Moskës të pabaza dhe të pavërteta, por në thelb shqetësuese. Rama u shpreh se janë duke ndjekur situatën, teksa shtoi se fakti që Shqipëria u pozicionua kundër Rusisë, nuk sjellë pasojë rritjen e çmimeve.

“Diskutuam përmendjen në mënyrë të vazhdueshme të Shqipërisë nga ana e Moskës si një prani problematike në këtë konflikt dhe akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenare, së bashku me Kosovën, është një akuzë në radhë të parë pa asnjë bazë. Është e pavërtetë. Por, edhe shqetësuese, megjithatë ne po e ndjekim me shumë vëmendje këtë aspekt. Nëse gjërat vazhdojnë kështu edhe 1-3 muaj BE do të detyrohet të ndihmojë vendet dhe nëse e bën patjetër duhet ta përshijë Ballkanin Perëndimor si pjesë e këtij plani. Shtrenjtimi nuk është rezultat i pozicionit që kemi marrë ne. Është rezultat i luftës, sepse ka vende që nuk kanë marrë këtë pozicion dhe po paguajnë të njëjtën kosto. Ngritja e çmimeve është armë që Rusia do ta përdorë kundër nesh”, u shpreh Rama.

Të fundit