Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla-Alibeajt: Kemi legjitimitet ta zgjedhim vetë Presidentin

Balla-Alibeajt: Kemi legjitimitet ta zgjedhim vetë Presidentin

Pasi Enkelejd Alibeaj u shpreh se PS nuk i ka votat për ta zgjedhur presidentin, ka ardhur përgjigjia e Taulant Ballës.

Kreu i grupit të PS-së tha në një deklaratë për mediat se socialistët e kanë legjitimitetin ta zgjedhin vetë presidentin, por do të donin që ta zgjidhnin me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.

“Të vetmin kusht që kemi ka qenë që te kemi një president krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. Ishte reklama më e madhe për vendin. Shqipëria meriton një president që të jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces.

Në dy raundet 2-3 u kemi thënë propozoni ju. Nuk kemi marrë një propozim shkresor nga ana e PD-së. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese asnjë nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të palës tjetër. Kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilat do të vijojmë edhe në javë të vijim. Negociatat mes tyre do të vazhdojnë.

E ka shumë gabim se ne nuk e kemi legjitimitetin, ne i kemi votat, por do donim që të zgjidhej me 84 vota. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita në do të ushtrojmë të drejtën tonë. Presidentin nuk do t’ja japim asnjë partie politike”, tha Balla.

 

Të fundit