Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti/ Alibeaj “tërhiq e mos e këput” me PS: Jemi gati deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje

Presidenti/ Alibeaj “tërhiq e mos e këput” me PS: Jemi

Enkelejd Alibeaj ka folur në përfundim të mbledhjes që zhvilloi me deputetët për Presidentin e ri. Ai bëri me dije ishte diskutuar edhe për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

Alibeaj tha se e rëndësishme është të mos bojkotohet procesi i zgjedhjes së presidentit, ndëra i vendosi “kusht” PS-së, që të heqë dorë nga qëndrimi i saj.

Socialistët refuzuan të pranojnë një kandidaturë që nuk ka mbështetjen e të paktën 20 deputetëve. Sipas Alibeajt, kjo nuk është e pranueshme.

“Ishin disa çështje e rëndësishme që u diskutuan. Po ishte dhe çështja për vlerësimin e situatës. Ishin edhe dy çështje të rëndësishme, që janë diskutimet për emrat që do të propzojmë për dy komisionet e rëndësishme, reformën zgjedhore dhe territoriale, që ne kemi bërë shumë negociata. Janë dy nga kuajt e betejës së opozitës dhe PD.

Ne kemi pasur një vonesë, por për shkak edhe zhvillimeve të brendshme. Kemi konkluduar në emrat që do të jenë prezent në dy komisionet, por edhe në komisionin e investimeve strategjike. Asnjë të re s’kishte në diskutimet e kolegëve, përveç faktit që u theksua që opozita në proces, siç e kemi thënë në fillim, për të bërë detyrën tonë qytetare, morale, do të marrim pjesë në proces që të jetë gjithëpërfshirës.

Presidenti i Republikës kështu e do. Të jetë transparent. Duhet të jetë i njohur nga të gjithë dhe proces serioz, me kontributet e të gjitha palëve. Për këtë arsye pavarësisht skepticizmit, sulmeve, të pavërtetave që janë thënë është detyrim i opozitës që në një proces të rëndësishëm të mos bojkotonte. Të mos shmangej. Është një sfidë e vogël politike që opozita duhet t’i ketë përballë.

Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie. Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”, tha Alibeaj.

Të fundit