Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bashkëpunim me Bashën? Balla: Duhet të fitojë pavarësinë nga ‘ujku dhe çakalli’, janë gati të hanë Reformën në Drejtësi

Bashkëpunim me Bashën? Balla: Duhet të fitojë

Kreu i grupit parlamentar të PS, aktualisht edhe drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi mundësinë e bashkëpunimit me kreun e PD Lulzim Basha pas 25 prillit.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Balla thotë se ky nuk është një diversion, por citon fjalët e Ramës duke thënë se për të bashkëpunuar me PS duhet të ndahet nga Meta e Berisha.

Sipas Ballës, këta dy të fundit janë ‘ujku’ dhe ‘çakalli’ që janë gati të hanë Reformën në Drejtësi. Bashkëpunimi për Ballën ka të bëjë me reformat e tjera apo legjislacionin mbështetës të Reformës në Drejtësi, pra për votat në parlamentin e ardhshëm.

‘’Nuk është diversion. Nëse Lulzim Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ka një kusht, e kemi thënë edhe herë të tjera. Është diçka e përjetuar. Ilir Meta ishte pro marrëveshjes së 2017 apo jo, ishte kundër. Sali Berisha po ashtu, në një studio televizive e ka denoncuar marrëveshjen e 17 majit si një humbje të Bashës.

Me Bashën po, por duhet të fitojë pavarësinë nga ujku dhe çakalli që janë gati të hanë Reformën në Drejtësi. Kush ka ende dyshime për ecurinë e kësaj Reforme, kjo Reformë do të vijojë natyrshëm. Ne do na duhen votat e opozitës për reforma të tjera dhe legjislacion mbështetës për atë në Drejtësi.

Nëse Basha do bashkëpunim, do ishte e mirë, ne e kishim të pamundur për të negociuar me këta deri para se të digjnin mandatet, për çdo ligj për integrimin europian të Shqipërisë.’’- tha Balla.

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50