Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: I gatshëm që të bashkëpunojë me Bashën pas 25 prillit, por me një kusht

Rama: I gatshëm që të bashkëpunojë me Bashën pas

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas 25 prillit. por ka një kusht.

Kryesocialisti deklaron se Basha duhet të shkëputet nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ai të bashkëpunojë me të.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, tha Rama për Report tv.

Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka përjashtuar mundësitë për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi sipas tij, ndryshimi nuk mund të vijë pa largimin e kryesocialistit Edi Rama.

 

Të fundit