Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicion PD-PS? Basha: Tё bashkosh tё pamundurat, ndryshimi nënkupton largimin e Ramës

Koalicion PD-PS? Basha: Tё bashkosh tё pamundurat, ndryshimi nënkupton

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka përjashtuar mundësitë e një koalicioni me bazë të gjerë PS-PD. Ai e ka cilësuar si të bashkosh të pamundurat.

Basha tha se ndodhemi në këtë gjendje për shkak të keqqeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës dhe sipas tij, ndryshimi nuk mund të vijë pa largimin e kryesocialistit.

"Tё bashkosh tё pamundurat sepse Edi Rama dhe kupola drejtuese e Partisё Socialiste janë përgjegjëse qё Shqipёria ka ngelur nё vendnumëro pёr këto 8 vite. Janë ata shkaktarët, nuk ёshtё diçka qё ёshtё përgjegjësi e shqiptarëve. Shqiptarët i kanё bёrё detyrat e tyre dhe shumë mё shumë. Unё ua kam thёnё dhe nё takime, cilët prindër, cilët sipërmarrës, cilët fermerë nё Ballkan do t’ia kishin dal tё qëndronin nё komb dhe tё duronin 8 vite tё njё keqqeverisje tё tillё, tё njё arrogance.

Është e qartë që ne ndodhemi në këtë gjendje për shkak të Edi Ramës, për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare dhe se të gjithë e dinë, çdo shqiptar e di, që ndryshim pa larguar Edi Ramën nuk mund të ketë. Pra në qoftë se voton për ndryshimin nënkuptohet largimi i Edi Ramës, nënkuptohet largimi i atij që për 8 vite me radhë i pati të gjitha pushtetet dhe s’bëri asgjë, nuk mbajti asnjë premtim. Nuk mund të ketë ndryshim pa larguar Edi Ramën. Kjo është e qartë si drita e diellit. Ndërsa përgjegjësia jonë është të kuptojmë se ndryshimi nuk është thjesht largimi i Edi Ramës, por është një kulturë e re politike, një kulturë e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, e shërbimit ndaj qytetarëve." tha Basha në "Tempora"

Të fundit