Flash News

Ditari i Maxhorancës

Biseda me fermerët, Rama iu premton tjetër takim: Jam gati të ulemi prapë te zyra ime

Biseda me fermerët, Rama iu premton tjetër takim: Jam gati të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë , të cilët dolën për të protestuar para Kuvendit në një kohë kur mbahej seanca plenare për miratimin e buxhetit 2022 dhe Paketës Fiskale.

Gjatë takimit me fermerët, Rama ka rënë dakord se skema e planifikuar për ta nuk ka dhënë efektet e duhura. Rama iu premtoi një tjetër takim në zyrën e tij fermerëve, teksa u shpreh se sot do të kalojnë në buxhet masën që është në dispozicion.

Pjesë nga biseda:

Rama: Unë them se jemi dakord që kjo skemë nuk i ka çuar lekët dëm, por nuk bërë atë efekt. Tani unë jam gati të ulemi prap, ne sot kalojmë masën e buxhetit që kemi në dispozicion dhe më pas, të ulemi prap e ta diskutojmë sërish. Ne kemi një qëllim të përbashkët, PD, PS janë gjë tjetër.

Fermeri: Unë di të punoj, nuk e di çfarë fidani po mbjell. Mund të kem harxhuar 2 milionë lekë me spërkatje. Për shifra nuk marr vesh si fermer.

Rama: Merr vesh që çke me atë punë. Qëllimi është që ne të ulemi. Ishte e rastësishme kush u gjend aty. Merr kë të duash, flasim me argument, mesa kuptoj synimi është i njëjtë. As ju nuk jeni për të hedhur lekët në ajër. Hajde të ulemi, nëse na jepni një ide më të mirë se ajo që keni, nuk kemi asnjë shqetësim për këtë punë. Unë do të jem në dispozicion për ta bërë më të mirën me mundësitë që kemi. Siç ishte nuk qëndron. Pra, të mbarojmë sot këtë punë, ulemi dhe flasim për pjesën tjetër. Do të takohemi tek zyra ime në kryeministri se me shifra duhet të matesh, të përgatitesh mirë.

Të fundit