Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Boll ndërhyre në punët tona”, Rama komenton deklaratën e Metës: Kastravec i dehur, e ka bërë Shqipërinë zhele

“Boll ndërhyre në punët tona”, Rama komenton

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat me tone të ashpra të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pasi kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar që të mos përmendë më sfurqet, ndërsa kreu i shtetit iu përgjigj live diplomates amerikane që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Sipas Ramës, është e pakonceptueshme gjuha e një presidenti të një vendi që synon të anëtarësohet në BE. 

“Komentin që bej me mesazh se më 25 prill veç të tjerave duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një president zhele. Është e pakonceptueshme për një vend si vendi ynë në këtë stad, që javën e ardhshme pret stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë në Nato në këtë pjesë të botës, një vend që është vend kandidat për BE dhe kërkon të nisë në procesin e konferencave ndërqeveritare, të dëgjosh një të dehur që fatkeqësisht është presidenti i shqiptarëve.

Problemi është cfarë Shqipërie duan shqiptarët nesër, të kthehet në duart e Metës, Berishës, të hyjë në kurs përplasje me botën apo një vend që të çlirohet nga Meta, Berisha dhe që përfundimisht ti japë PD dhe opozitës një arsye të fortë për të reflektuar rreth vetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh në mohimin  realitetit.

Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe fatkeqësi e madhe për ne, si agjitator i dhunës që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet që të flitet si kastravec e ti thuash ambasadores boll është një muhabet zhelesh. Fatmirësisht është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se më çfarë fytyrash duan të përfaqësohen në botë”, u shpreh Rama në Open.  

 

 

 

 

Të fundit