Flash News

E-TJERA

"Ndal, mos nxit dhunë", Meta përplaset me Yuri Kim: Boll ndërhyre në punët e Shqipërisë, mos merr në mbrojtje Ramën

"Ndal, mos nxit dhunë", Meta përplaset me Yuri Kim: Boll

"Mos e merr më në mbrojtje Edi Ramën" Kështu i është drejtuar presidenti Ilir Meta, ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, teksa kjo i ka çuar mesazh live në emision duke i kërkuar që të mos përmendë më çfurqet. Meta i kërkon diplomates amerikane që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ai tregoi dhe se ambasadorja amerikane i ka kërkuar që të pranojë Ardian Dvoranin, një ditë para mbledhjes së KED-së dhe sipas tij, kjo ka qenë kërkesë e Ramës:

"Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur me çfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Ardian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme." tha Meta në Syri tv.

Lidhur me deklaratat e kreut të shtetit në emisionin e sotëm, ambasadorja Kim shkruan se kërcënimet e presidentit janë të papranueshme dhe sipas saj, ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi.

"Është e papranueshme për askënd që të kërcënojë se qytetarët do të marrin "çfurqet" në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal" shkruan Kim në Twitter.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim zhvilluan një takim në Presidencë ditën e sotme dhe pas takimit, kreu i shtetit foli ndryshe nga herët e tjera, duke thënë se 25 prilli do të jetë ditë feste, por situata ka agravuar sërish pas deklaratave të Metës mbrëmjen e sotme. Presidenti i ka bërë ftesë diplomates amerikane që të shkojë në studio për debat.

Të fundit