Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debati Rama-Basha për raportin e Dick Marty, Balla: PD drejtohet nga një hetues i UÇK-së

Debati Rama-Basha për raportin e Dick Marty, Balla: PD drejtohet nga
Taulant Balla dhe Lulzim Basha

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për çështjen e rapotit të Dick Martin, të hapur nga kryeministri Rama, i cili akuzon kreun e PD-së se është pjesë e hetuesisë së UÇK-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla shkruan se thekson se Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë  merrte në në pyetje komandantët e UÇK-së.

Sipas Ballës, Komandantët e UÇK-së të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse fshihej pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë  merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi.

Siç shkruan HRW, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.

 

Të fundit