Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i Dick Marty, Rama vijon akuzat ndaj Bashës: Shmangia e përgjigjes pohon se je pjesë e njollosjes së UÇK-së

Raporti i Dick Marty, Rama vijon akuzat ndaj Bashës: Shmangia e
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Teksa ka kthyer në temë kyçe raportin e Dick Marty, kryeministri Edi Rama vijon me akuzat mdal liderit të PD-së, Lulzim Bashës, teksa i kërkon të pranojë se ka qenë pjesë e hetimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një replike në Twitter, Rama shkruan se sharjet e akuzat qesharake për të si fajtor, nuk e mbrojnë Bashën nga hijet e së kaluarës.

Më tej kryeministri shton se fakti i shmangies së sqarimit për raportin e Dick Marty, pohon sipas tij, faktin që Basha është pjesë e njollosjes së UÇK-së.

Kujtojmë se ky debat u hap, kur në një deklaratë në rrjete sociale, Lulzim Basha akuzoi Ramës se në vend që të merrej me pandeminë, po bëhet zëdhënës i Beogradit, kur ky i fundit i përmendi raportin e Dick Marty.

Reagimi i plotë:

Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!

Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!

Të fundit