Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denoncon Rama: Një gjykatës ka dashur të bllokojë rindërtimin se iu tek njërit

Denoncon Rama: Një gjykatës ka dashur të bllokojë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një denoncim të fortë nga fshati Bubq në Fushë Krujë teksa ka marrë pjesë në ndarjen e çelësave të banesave të rindërtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës që mbajti, Rama tha se një gjykatës ka dhënë një sigurim padie për të bllokuar procesin e rindërtimit, por nuk ka përmendur emra.

“Një gjykatës që nuk ka për t’ja dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe, ka dhënë një sigurim padie për të bllokuar procesin e rindërtimit, se i teket njërit dhe thotë “nuk dua unë” dhe pallati që duhet të shembej dhe janë gjithë ato familje që preken. Del një gjykatës dhe e bllokon” tha Rama, pa bërë publik emrin e magjistratit”, deklaroi kryeministri.

Një ditë më parë, Rama ka reaguar edhe pasi gjyqtarja e gjykatës civile Klorinda Çela u kallëzua nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi SPAK që të nisë një hetim.

Teksa i kthente përgjigje një komentuesi në Facebook, i cili e pyet se pse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë, Rama i përgjigjet se këto akte ndërmerren nga drejtësia dhe jo nga qeveria.



 

Të fundit