Flash News

Ditari i Maxhorancës

Djegia e flamurit kuqezi në Serbi/ A i kërkoi falje Vuçiç? Rama: Çdo pyll ka derra

Djegia e flamurit kuqezi në Serbi/ A i kërkoi falje

Pak pas përfundimit të konferencës së përbashkët me Vuçiç dhe Dimitrov për ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë në Beograd.

I pyetur nëse Vuçiç i ka kërkuar falje lidhur me incidentin pak para samitit të Beogradit, ku disa të rinj dogjën flamurin shqiptar, Rama tha se nuk sheh vend për të kërkuar falje kur personi përgjegjës është dërguar para përgjegjësisë.

Kryeministri i cilësoi shqiptarët dhe serbët kombet më të mëdha në rajon, që mund të bëjnë gjithçka sikurse bëri edhe Franca me Gjermaninë për Evropën.

“Për çfarë duhet të kërkohet falje në këtë rast kur një ekstremist. Çdo vend ka kokëboshët e vet, çdo pyll ka derrat e vet. Është ndaluar nga policia dhe është çuar para atij procesi që meriton të shkojë. Flamuri shqiptar është kudo. Edhe kjo është diçka që ishte e pamendueshme disa vite më parë dhe jam i bindur që të gjitha gjërat që ndodhi, janë gjëra që janë të paevitueshme sepse situata është larg së qenit ideale mes serbëve dhe shqiptarëve, për shkak të mosnjohjes së Kosovës dhe për shkak të qëndrimeve të caktuara ndaj Kosovës. Edhe tensionet më të larta kur ngrihen sot bien shumë më shpejt se më parë. Nuk duhet të humbasim fokusin dhe të impresionohemi nga gjërat e kësaj natyre. Jemi dy kombet më të mëdha në këtë rajon dhe mund të bëjmë për rajonin atë që francezët dhe gjermanët bënë për Evropën,” u shpreh kryeministri.

Të fundit