Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ekzekutimi i nënkomisarit të Lezhës, reagon Çuçi: Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër

Ekzekutimi i nënkomisarit të Lezhës, reagon Çuçi:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për ekzekutimin e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxhës. Ai thotë se Policia e Shtetit nuk ishte dashur që të kishtë një tjetër dëshmor në luftën me paligjshmërinë.

Çuçi paralajmëron se autori i krimit do të marrë ndëshikimin më të ashpër. Ai ka shprehur ngushëllimet edhe për familjarët e efektivit Hoxha.

Ministri thotë se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe nuk duhet të ketë dorëzim përballë askujt.

Saimir Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, ndërsa së bashku me kolegët e tij po kryenin kontrolle anti-drogë në zonën e Ishull Lezhës.

Të fundit