Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
Erdogan 'acaron' Ramën, shfrytëzon ceremoninë e Xhamisë së Namazgjasë për të sulmuar Izraelin
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan ka qenë i pranishëm gjatë përurimit të Xhamisë së Namazgjasë pasditen e sotme në Tiranë.
Me prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe besimtarëve myslimanë, duket se Erdogan nuk ka lënë mënjanë politikën gjatë fjalimit të inaugurimit duke sulmuar Izraelin si shtet terrorist.
Sipas Erdogan, Netanjahu e ka treguar qartë se nuk e dëshiron paqen në Gaza.
“Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Siç e dini dhe ju, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i cili është startuar nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara, në tokat palestineze.
Janë 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm palestinezë të cilët kanë rënë martirë, shehidë, janë vrarë në sulmet e Izraelit si dhe mbi 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitetet dhe vendet e pazarit të tregut apo të punës ku ata ushqeheshin. Qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë.
Qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit”, tha Erdogan.
Ky fjalim, siç duket nuk i ka pëlqyer kryeministrti Rama, i cili shihet i sikletosur teksa presidenti turk shfrytëzon këtë ceremoni për të përcjellë mesazhe që janë krejtësisht të kundërt me SHBA dhe vendet perëndimore.