
Flash News
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
KQZ njofton se fletët e votimit për 6 qarqe janë gati, kur pritet të vijnë në Shqipëri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Fleta e votimit, Xhafaj kundër propozimit të PS: Versioni me emër do të ishte më pozitiv
Ish ministri i Brendshëm, aktualisht kandidati i 23-të në listën e PS të qarkut të Tiranës, Fatmir Xhafaj duket se ka mbështetur më shumë variantin e propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe opozita sa i takon formatit të fletës së votimit.
I ftuar në A2, Xhafaj thotë se versioni me emra, propozim i PD dhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, do të ishte një version më pozitiv se ai me numra që tashmë është fakt i kryer, pas vendimit edhe në Kolegjin Zgjedhor.
“Versioni me emër do të ishte një version më pozitiv, nuk di sesa do ishte nga pikëpamja teknike për t’u aksesuar më lehtë. Sot është fakt i kryer, por besoj se qytetarët e kanë pjekurinë që pas çdo numri është një person dhe të gjithë lirinë dhe përgjegjësinë të zgjedhin atë që dëshirojnë, tani është radha e tyre”, tha Xhafaj.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Partia Demokratike i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor, duke synuar të bindë gjyqtarët se në 25 prill shqiptarët duhet të votojnë me një fletë votimi, ku janë të shënuar të gjithë emrat e kandidatëve.
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso, në seancë gjyqësore ka argumentuar se meqënëse Kodi flet për votë parapëlqyese për kandidatin, atëherë në fletën e votimit, qytetaret duhet të shohin të shkruar edhe emrin e politikanit që garon për t’u bërë deputet.
Nga ana tjetër, socialistët mbështetën një fletë votimi, ku kandidatët përfaqësohen me numra. Edhe përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i është referuar Kodit Zgjedhor, duke theksuar se fleta e votimit duhet të jetë e qartë dhe jo e ngarkuar për zgjedhësit, dhe fleta me numra e garanton këtë.
Të fundit



Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15
Elvana Gjata po prezanton tani live albumin e saj "Çelu"
16 Prill 2021, 19:10
Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n
16 Prill 2021, 18:59

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët
16 Prill 2021, 18:54
Një këngë e fuqishme, Bebe Rexha publikon klipin e saj të ri
16 Prill 2021, 18:23