Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Fshesa’ në qeveri, 3 “kokat” që preu Rama në Asamblenë e PS

‘Fshesa’ në qeveri, 3 “kokat” që preu Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në kabinetin qeveritar të Asamblenë Kombëtare të PS e mbajtur këtë pasdite.

Sipas Ramës, disa prej ministrave janë shkarkuar, ndërsa disa të tjerë vetëm janë ‘ricikluar’ duke mbetur në kabinet dhe duke u pozicionuar në dikasterë të tjerë.

Kështu, ministret që largoi nga qeveria janë Olta Xhaçka dhe në vend të saj si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme emëroi Igli Hasani.

Evis Kushi, është një tjetër emër i larguar nga sot qeveria. në vend të saj si ministre e Arsimit u emërua Ogerta Manastirliu, e cila vjen nga ministria e Shëndetësisë, post ky i mbajtur për një kohë të gjatë.

Frida Krifca u shkarkua si Ministre e Bujqësisë dhe në vend të saj rikthehet Anila Denaj, ish ministrja e Financave.  Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Gjithashtu,  jashtë qeverisë mbetet edhe Milva Ikonomi pasi shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet. 

Të fundit