Flash News

Ditari i Maxhorancës

I refuzoi takimin, Rama ‘dorëzohet’ para Kurtit dhe firmos 13 marrëveshjet me Kosovën

I refuzoi takimin, Rama ‘dorëzohet’ para Kurtit dhe firmos 13

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në mëngjes se janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet që do të firmoseshin në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që ishte planifikuar të mbahej në Gjakovë disa javë më parë.

Ky reagim i Ramës vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i vendosi kusht për takimin sot në Kosovë.

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.’- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Kurti iu drejtua Ramës se nuk do të takonte kreun e qeverisë shqiptare nëse nuk do mbahej mbledhja e dy  qeverisë që u anulua më 14 Qershor në Gjakovë, ku mbetën të pafirmosura 13 marrëveshje të dakordësuara. 

 

Të fundit