Flash News

Ditari i Maxhorancës

I ‘zënë ngusht’ nga skandali ‘Ahmetaj’, Rama kapet me opozitën: Janë turpi dhe mallkimi i vjetër i vendit

I ‘zënë ngusht’ nga skandali ‘Ahmetaj’, Rama

Ndërsa reagoi për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç edhe ai e quan, ish-ministrin Arben Ahmetaj, Rama, në një dalje për mediat, nuk la pa ‘u kapur’ edhe me opozitën.

Në fjalën që mbajti, Rama e cilësoi opozitën si armiq të Reformës në Drejtësi dhe mallkimin e vjetër të vendit.  

“Ndërsa të tjerëve, atyre që njihen botërisht si armiq të Reformës në Drejtësi apo si matrapazë publikë të luftës për drejtësi, të cilët janë në një garë të ethshme mesveti për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo për vetëngushëllim, teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë, u them se i mëshiroj për ultësinë e qenies së tyre dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre.

Fatkeqësisht ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se njëshekullor i Shqipërisë, po fatmirësisht nuk habisin po as nuk bindin më askënd, mëkatarë të mëdhenj dhe shpirtra të ndrydhur, me të cilët merret populli shqiptar si askush tjetër nuk merret dot, sa herë që kanë kurajë e dalin të kërkojnë vota prej tij, gjithnjë e më të kërrusur, gjithnjë e më të vrerosur, gjithnjë e më të humbur, nën peshën e boshllëkut të tyre”, u shpreh Rama. 



Të fundit