Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ironi me Berishën, Rama-Bashës: Mos imito atë të ‘Foltores’, origjinali është më i besueshëm se kopja

Ironi me Berishën, Rama-Bashës: Mos imito atë të

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke përdorur termin e “Foltores” nismë të cilin ish-lideri i PD-së ka ndërmarrë së fundmi.

Duke iu drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha, Rama i kërkoi të mos imitojë “atë” të ‘Foltores’, sepse ky i fundit sipas Ramës, është më i besueshëm.

“Me keqardhje dëgjova atë logorenë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu zoti Lulzim. Ta kam thënë edhe personalisht, mos e imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si personazhi i foltores aq më shumë dukesh si ai i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind i thua fëmijëve të tua se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjera dhe në sy të qindra mijëra të tjera është një burrë në pikë të hallit,” tha kryeministri Rama.

Të fundit