Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kryeministri do e bëjë i pari vaksinën/ Rama kritika BE-së, nuk lë pas ironitë: Transportin do e bëjmë me kuaj dhe mushka
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bënë me dije se procesi i vaksinimit do të nisë sot në orën 15.00. Rama tha se do e bëjë vaksinën anti-covid sot për të shuar zërat e skpetikëve, ndërsa shtoi se Manastirliu dhe të tjerët do presin radhën.
“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Do ta bëj sot siç e kanë bërë edhe kolegë të mijtë do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë si hyjnë e marrin atë që ju takon mjekëve infermierëve, policëve dhe të shëruarve”, u shpreh Rama.
Kryeministri sërish nuk i ka kursyer kritikat për BE lidhur sigurimin e vaksinës ndaj COVID-19. "Secili për veten, zoti për të gjithë’’, shtoi Rama.
Ky i fundit ka ironizuar, ndërsa u pyet për mënyrën se si do të transportohej vaksina ‘Pfizer’ drejt vendit tonë.
“Transporti me kuaj me mushka, me avionë me çfarëdo që të mundet. Po ç’janë këto pyetje tani,” tha kryeministri.
Rama njoftoi se do t’i japë vaksina edhe Kosovës.