Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lavrov deklaroi mbështetje për “Open Balkan”, Rama: Ballkani për të është i mbyllur

Lavrov deklaroi mbështetje për “Open Balkan”, Rama:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Nga Samiti në Ohër, në një deklaratë për mediet Rama tha se për Lavrovin, rajoni i Ballkanit është i mbyllur dhe nuk ka se si të hyjë. Rama fajin ia delegoi keqinterpretimit ose deformimit të deklaratës së tij, teksa tha se sarkazma e Lavrovit është ‘manipuluar nga ata që i fryjnë zjarrit të ndarjes’.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj dhe nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë, urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani i Hapur do të ishte i hapur për të. Ai nuk ka hyrë sepse Ballkani për të është i mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan”, deklaroi Rama.

Lavrov deklaroi pas vizitës së anuluar që do të zhvillonte në Serbi, se një ndër arsyet e takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, do të ishte edhe mbështetja që ministri rus do të shprehte për nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ika lejuar të japin mbështetje për nismën, teksa iu referua faktit që Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i bllokuan hapësirën ajrore të fluturimit.

Të fundit