Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare

‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratave nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila denoncoi aktivitetin e karteleve shqiptare në Amerikën Latine, duke i klasifikuar si organizata terroriste krahas grupeve famëkeqe meksikane si “Sinaloa” dhe “Jalisco Nueva Generación”.

Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se në fjalimin e ministrja e Jashtme e Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje të shqiptarëve apo të ndonjë grupi me lidhje me Shqipërinë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.

Fjala e ministres mund të lexohet nga çdokush që nuk përpiqet të keqpërdorë këto forume të larta ndërkombëtare duke sajuar fakte të paqëna, për të ulur dinjitetin, reputacionin dhe imazhin që Shqipëria ka ndërtuar me sukses në arenën ndërkombëtare”, njofton ministria.

Të fundit