Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me “çunat çamarrokë” të Londrës, Edi Rama bën fluturimin e parë drejt aeroportit të Kukësit

Me “çunat çamarrokë” të Londrës, Edi

Ashtu siç e kishte premtuar, pak ditë para ditës së votimit, kryeministri Edi Rama ka realizuar fluturimin e parë drejt aeroportit të Kukësit.

Kryeministri Rama, bashkë me disa kuksianë që erdhën nga Britania e Madhe, të cilët i quan “çunat çamarrokë të facebook-ut nga Londra”, ka realizuar fluturimin nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas drejt atij të Kukësit të quajtur “Zayed Flatrat e Veriut”.

Rama ka shpërndarë live një video nga momenti që futen në avion, ku shihen dhe kuksianët të entuziazmuar.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra ”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit