Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me syzet e kuqe të kalamajve, Rama gati për të shpallur qeverinë e re: Shihemi në 11:00

Me syzet e kuqe të kalamajve, Rama gati për të shpallur

Në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku do të mblidhet  Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot në orën 11:00 programin qeverisës dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Përpara këtij momenti, Rama ka zgjedhur të publikojë një foto në rrjetet sociale, ku mbi tavolinë shfaqen syzet e kuqe, tashmë të njohura si “syzet e kalamajve”.

Një detaj që ka bërë shpesh bujë e polemikë, për shkak se shihen si të papërshtatshme për një kryeministër, por që Rama i përdor si simbol të stilit të tij personal.

Në pritje të emrave që do të përbëjnë qeverinë e re, postimi i tij shoqëruar me fjalët “Mirëmëngjes. Shihemi në 11.00”.

Përmendim që  Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme.

Dredha iu është drejtuar punonjësve pas dorëheqjes, me një mesazh në Ëhatsapp, ku konfirmon largimin, por pa dhënë arsye.

“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, – thuhet në mesazhin e tij drejtuar kolegëve.

Kujtojmë se prej kohësh marrëdhënia mes Dredhës dhe Ramës ka qenë e acaruar, qysh kur kryeministri u paraqit në dyert e Bashkisë Vlorë dhe urdhëroi dorëheqjen e drejtorëve.

Të fundit