Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshe nga VKM që firmosi vetë, Rama: Rasha s’humbi jetën aksidentalisht, për mediat halabakëria si mjet për rrëzimin e sistemit

Ndryshe nga VKM që firmosi vetë, Rama: Rasha s’humbi jetën
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vrasjen e Klodian Rashës jo aksidentale, ndërsa po prezanton Bledi Cucin si ministër të Brendshëm në vend të Sandër Lleshajt.

Klodiani ka humbur jetën jo aksidentalisht, por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur. Gjëja më e natyrshme kur ka ngjarje të tilla në vende demokratike është që shoqëria mblidhet dhe reagon për të thënë se bashkësia jonë është këtu, po ju shikon o prokurorë, gjykatës, autoritete, ndaj shikoni me sytë tanë dhe mos i bishtnoni të vërtetës.

Është bërë e zakonshme që në kanale e portalet e vendit të lexosh më tepër për arsyet justifikuese për dhunën, vandalizmin, halabakërinë, si mjet për të rrëzuar sistemin, se cilin sistem do rrëzojnë kjo është e paqarta si mendja që prodhon të tilla predikime, se sa të dëgjosh për fillin e arsyes.

Në këto raste duhet arsyetuar duke u bazuar te faktet, pa i përzier emocionet e një ngjarje të tillë me partitë. Djali u vra në rrethana që janë zbardhur pak pas ditësh”, tha Rama, i cili sqaron edhe VKM që firmosi pak ditë më parë kur lidhi një pension mujor për familjen Rasha, kur vrasja cilësohej si aksidentale.

“Ligjërisht gjuha është e qartë. Aksidentalisht nga veprimet e policisë. Nëse do ishte si aksident nuk merr pension të veçantë”, tha Rama.  

Ndryshe nga VKM që firmosi vetë, Rama: Rasha s’humbi jetën

 

Të fundit