Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në Vlorë apo në Durrës? Zbardhet qëndrimi i Ramës se ku do jetë deputet në 4 vitet e ardhshme

Në Vlorë apo në Durrës? Zbardhet qëndrimi i Ramës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë dhe kandidat për deputet, Damian Gjiknuri në një dalje për median pas mbylljes së procesit të votimit në këtë qark, ku mori 8 mandate, ndër të tjera ka sqaruar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama se ku do jetë deputet në katër vitet e ardhshme.

Sipas Gjiknurit, Rama do vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit.

“Dua të them që Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës dhe kjo na gëzon. Qytetarët vlonjatë treguan që e kanë respektuar Edi Ramën. Zhvillimi vjen me qeverinë Rama dhtha e mbështetja do të jetë edhe më e madhe nëse këto punë do të vazhdojnë”, Gjiknuri.

Kujtojmë se Rama kandidoi veç Vlorës, edhe në Durrës, pasi me kodin e ri zgjedhor, kryetarët e partive kishin të drejtë të kandidonin deri në 4 qarqe të ndryshme.

 

Të fundit