Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk e kam njohur Berishën”, Rama- Bashës: Të thuash s’e kam njohur, është të tallësh ndenjësen

“Nuk e kam njohur Berishën”, Rama- Bashës: Të thuash

“Ky vend nuk ka opozitë.” Kështu deklaroi kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me demokratët në Facebook.

Rama tha se opozita nuk është një armik për të por një konkurrent e rival politik. Duke ironizuar dy Kuvendet e thirrura, nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, kryeministri tha se në radhët e politikanëve ka demokratë që mund të bëjnë më shumë për të si kritikë.

Rama ka thumbuar Bashën, i cili deklaroi më parë se nuk e ka njohur Berishën. Kryeministri i drejtohet kryedemokratit duke thënë se me deklaratat e tij po tallet me demokratët.

“Nuk është opozitë të flasësh për armiq në një vend kaq të vogël. Ne nuk jemi armiq. Jemi konkurrentë e rivalë, po jo armiq. Nuk është opozitë që nuk arrin dot të ketë minimumin e ndershmërisë në raport me një proces zgjedhor të brendshëm. Njëri thotë janë dhjetëra mijëra njerëz kanë votuar për mua, kur ka votuar vetë. Tjetri thotë kam pasur 5 mijë njerëz në 2 mijë karrige. Kjo shumicë është një farsë që nuk lidhet me demokratët, që kritikët e mi mund të nxjerrin në skenë. Mund të nxjerrin shumë më tepër se sa kaq e shumë më mirë se sa kaq. Bashkë i kanë bërë të dy këta, në gjithë këto vite. Kjo është historia e një mbetjeje politike e ndarë përgjysmë në një kufomë me seli SHQUP-in. Të dalësh të thuash që nuk e kam njohur, është ta tallesh ndenjësen”, tha Rama.

Të fundit