Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas dy ditësh ngërç, Balluku njofton kthimin në normalitet të Albcontrol. Si u procedua

Pas dy ditësh ngërç, Balluku njofton kthimin në normalitet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas dy ditësh ngërç në aeroportin “Nënë Tereza”, ka njoftuar kthimin në normalitet të situatës.

Balluku shkruan në Twitter se një pjesë e kontrollorëve u kthyen në punë pas apelit të qeverisë.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan ministrja.

Kujtojmë që dje qeveria kërkoi ndihmën e Turqisë dhe Greqisë të cilët sollën kontrollorët e tyre, duke u mundësuar disa fluturime humane.

Ndërsa mëngjesin e sotëm kanë nisur fluturimet e pasagjerëve ashtu siç ishte planifikuar.

Të fundit