Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Patronazhistëve t’ju merrni të keqen!’, Rama i justifikon: Janë figura kyçe e zgjedhjeve!

“Patronazhistëve t’ju merrni të keqen!’, Rama i

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me “të rinjtë patronazhistë” të Tiranës është përpjekur “t'i justifikoj” këta të fundit për të dhënat e bëra publike të qytetarëve. Sipas Ramës, patronazhistët janë figura kyçe e zgjedhjeve dhe bën një krahasim me partitë kryesore në SHBA.

“Patronazhisti është figura kyçe e zgjedhjeve dhe e përballjeve mes dy partive më të mëdha amerikane, Partisë Republikane dhe Demokratike. Patronazhisti angazhohet aty ku jeton, ku punon, ku takohet me një numër të caktuar familjesh. Komunikon me një numër të caktuar familjesh dhe mban shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që takon. Nëse janë majtas, djathtas,  të lëkundur”, tha Rama.

Ai u shpreh më tej para të rinjve, se le të flasin çfarë të duan por patronazhistët janë klasa e parë e shkollës së madhe politike dhe se kush ka ambicjen dhe dëshirën për të shkuar në klasa më të larta, fillon nga patronazhimi.

Teksa përmendi Ilir Metën, Rama tha se kush flet për patronazhistët, le t’iu marrin të keqen.

“Patonazhistëve t’ju merrni të keqen dhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çonin ndër mend se patronazhistëve tanë ju fshihni mendimet tuaja, me 25 prill do shohim sa mirë ju njohim ne juve”, shtoi më tej ai.

 

Të fundit