Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD denoncoi tentativat për blerje të votës në Maliq, reagon PS: Po nxisni dhunë, distancohuni nga këto veprime

PD denoncoi tentativat për blerje të votës në Maliq, reagon
Foto ilustruese

Partia Socialiste e Korçës ka reaguar pas denoncimit të PD-së për blerje votash në këtë qark. Struktura e Partisë Demokratike për mbrojtjen e votës ndaloi dje tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie, ku gjeti listën e zgjedhësve të fshatit Podgorie, listën e patronazhistëve dhe një listë të shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

PS e Korçës akuzon kundërshtarët politikë se po nxisin dhunë dhe konflikt mes simpatizantëve. PS i ka bërë thirrje PD-së që të mos krijojë tenisione dhe të mos intimidojë votuesit.

Gjithashtu ka kërkuar nga simpatizantët e Partisë Demokratike, që të distancohen nga sjellje të tilla dhe të mos përdoren “si mish për top”.

PD denoncoi tentativat për blerje të votës në Maliq, reagon

Të fundit