Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pëllumbi: Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së

Pëllumbi: Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e

Në korrik të këtij viti, përfundon mandati i presidentit të Republikës, i mbajtur nga Ilir Meta.

Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha në fund të prillit nisin përgatitjet për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se do preferonte që ai të vinte këtë herë nga radhët e PS.

“PS ka qenë e qartë prej kohësh në raport me Presidentin e Republikës, ai ka bërë shkelje të Kushtetutës, parlamenti e ka shkarkuar ne politikisht nuk e njohim. Nëpërmjet GJK dhe përfundimit të mandatit, për disa muaj ai do ndryshohet. Kjo është arsyeja pse Meta ka filluar të artikulojë prezencën e tij në opozitë.

Ne në fund të prillit përgatitemi për procedurat, sepse mbaron mandati. Do na pëlqente shumë që presidenti të ishte nga PS, se vetëm njëherë ka qenë, se ka qenë gjithmonë figurë e PD, si në opozitë ose pushtet”, tha Pëllumbi.

 

Të fundit