Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Politika si dramaturgjia”, Çuçi tregon ‘merakun’ e vetëm pas përfundimit të mandatit: Sandri nuk ndryshoi dot një mentalitet

“Politika si dramaturgjia”, Çuçi tregon
Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm

Bledi Çuçi u prezantua zyrtarisht si ministri i Brendshëm në vend të Sandër Lleshajt pas dorëheqjes së këtij të fundit për shkak të vrasjes së Klodian Rashës, ngjarje që nxiti protesta disa ditore në vend.

Pas prezantimit nga kryeministri, Çuçi thotë se ‘ka vetëm një merak’ që pas përfundimit të mandatit, që publiku të thojë se ‘mbaroi mandati i ministrit të Brendshëm dhe jo i ministrit të policisë apo ministrit të rendit’.

Në politikë është si në dramaturgji që vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë vëmendjen se si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja nga skena e aktorit.

Ndaj, vec shprehjes së angazhimit tim për të justifikuar besimin nga kryeministri dhe grupi parlamentar dhe për të fituar atë të publikut, doja të thoja vetëm një fjalë që në përfundim të mandatit tim do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi mandati i ministrit të Brendshëm dhe jo ministrit të policisë apo ministrit të rendit, gjë që për fat të keq vazhdon të mbetet një perceptim edhe pas përpjekjeve të mëdha që bëri Sandër Lleshaj për ta ndryshuar këtë mentalitet, sepse besoj fort dhe jam i bindur se po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar ministria e Brendshme si e tërë, asnjë reformë nuk do ketë gravitetin e duhur, ndaj kjo është dëshira ime dhe një lloj premtimi”, tha ministri i ri.

 

Të fundit