Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Presion 'Kushtetueses' për Ballukun, Rama i përgjigjet Berishës: Ankimimin e bëra unë si kryeministër

"Presion 'Kushtetueses' për Ballukun, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denononcimit të kryedemokratit Sali Berisha për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.

Më herët, Berisha akuzoi Ramën për mashtrim publik dhe ndërkombëtar lidhur me interpretimet e Komisionit të Venecias, si dhe denoncoi presione të forta, që sipas tij, po ushtrohen mbi gjyqtarët para se të marrin vendimin.

Duke folur në një videomesazh në Facebook, Rama tha se nuk po i bënpresion askujt dhe se ankimin e pezullimit të saj nga detyra në Gjykatë Kushtetuese e ka bërë vetë ai, por jo si Edi Rama, por si kryeministër.

“Është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lënë atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme mes kufirit ndarës të pushteteve. Nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun dhe për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri. Duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, do të kishim diçka që është e panjohur. Mjafton të parafyturosh cfarë dëmesh do kishte nëse do lejohej kjo…”, tha ai.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha më tej Rama.

Të fundit