Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta në Rinas/ Rama reagon ashpër ndaj Metës: Je nxitës i kësaj goditje të çmendur

Protesta në Rinas/ Rama reagon ashpër ndaj Metës: Je nxitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj presidentit Ilir Meta pasi bëri përgjegjës qeverinë për protestën e kontrollorëve në aeroportin Nënë Tereza.

Rama e konsideron Metën si "një ndër dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit".

"Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T'i harrosh të dyja!", shkruan Rama në Twitter.

Presidenti Meta në një reagim të tij ju drejtua qeverisë dhe Organeve Drejtuese të “Albcontrol”, që të  vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve dhe se i ka paralajmëruar dhe me parë që të marrin masa për këtë çështje.

Të fundit