Flash News

E-TJERA

Greva e punonjësve, pezullohen deri nesër fluturimet në Rinas

Greva e punonjësve, pezullohen deri nesër fluturimet në Rinas

Janë pezulluar të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControl. Pezullimi do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill.

Pezullimi ka qenë i detyruar për autoritetet pasi nuk ka punonjës në kulla për të kontrolluar dhe nuk do të ketë punonjës as te mbikalimi për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën dhe i kanë bërë ministrisë së Infrastrukturës dhe Enrgjitikës disa kërkesa si:

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Paraditen e sotme ata zhvilluan një takim dhe me ministren Belinda Balluku, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Greva e punonjësve, pezullohen deri nesër fluturimet në RinasGreva e punonjësve, pezullohen deri nesër fluturimet në Rinas

Të fundit