Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS shkarkon Metën? Balla: Të mbarojë procesi i numërimit dhe t'ia bëjmë gati letrat e pensionit Likes

PS shkarkon Metën? Balla: Të mbarojë procesi i numërimit dhe

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një reagim në mediat sociale të tij, Balla shkruan se sapo të mbarojë procesi i numërimit të votave, do t’i bëjnë gati “letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”.

Ndonëse Meta pati thënë se do të jepte dorëheqjen nëse PS fitonte 71 mandate, ai u ‘justifikua’ me faktin që zgjedhjet, sipas tij, nuk qenë demokratike.

“Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s'e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s'ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t'ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Balla.

Të fundit