Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse nuk zbatohet menaxhimi i integruar i mbetjeve? Kumbaro në ‘Politiko’: Është e vështirë, nuk mjafton vetëm ligji

Pse nuk zbatohet menaxhimi i integruar i mbetjeve? Kumbaro në

Ndërsa jemi në prag të sezonit turistik, autoritetet vendore dhe lokale kanë nisur angazhimin për pastrimin e vendit nga mbetjet.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top Neës thotë se menaxhimi i mbetjeve është një sfidë 30-vjeçare, ndërsa ka folur për planin kombëtar të pastrimit.

Kumbaro duke debatuar me gazetarët Mentor Kikia dhe Erion Kristo, tregoi edhe pse nuk po zbatohet ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Pse nga biseda:

Kumbaro: Po përballemi me sfidë 30 vjecare , nuk po merremi vetëm me pastrimin e qendrave të qyteteve. Trashëgojmë plagë të tmerrshme nga keqmenaxhimi i territorit për mbetjet e hedhura kuturu, në periferi, rrëzë pemësh, rrëzë pyjesh, që nga periudha kur kishim ndarje territoriale me më shumë se 300 komuna.

Lela: Ndarja e re territoriale e ka bërë më të mirë?

Kumbaro: Po, por ndarja në 61 bashki e organizon territorin më mirë. Mbetjet dergjen akoma me gjithë punën e bërë. Kemi një problem edhe më të thellë menaxherial, por edhe kulturor dhe social.

Si ka mundësi që kemi një problem të trashëguar dhe jemi sjellë keq me atë që e kemi të përbashkët?

Po përballemi me pasojat e tranzicionit, 10 vjet më parë nuk ishte as në ligjërimin publik ‘menaxhimi’. Plani i pastrimit kombëtar është punë e përditshme nga bashkitë dhe administratat lokale dhe rajonale.

Kristo: Në këto 30 vite 9 jeni edhe ju. Pse s’ndodhi edhe para tre vitesh?

Kumbaro: Në këto 9 vite në 2013 vendi kishte një landfill, aty digjeshin, ndoteshin. Në Berat ishte buzë Osumit. Sot kemi 7 pika fundore që depozitojmë, përfshirë edhe inceneratorë.

Po investojmë në shumë bashki në mënyrë të organizuar. Kemi rehabilituar shumë vendeve, ka mbi 180 vend depozitime ilegale mbetjesh në vend. Sot mungojnë në dy qarqe, Gjirokastër dhe Kukës.

Lela: Nga përvoja personale shoh vazhdimisht pirgje me plehra në shumë vende, i kam parë me sytë e mi në Qafë Shtame, Fushë Arrëz, Tamarë etj

Kumbaro: Është perceptim. Ka ndotje por ka edhe një punë të madhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Kikia: Aksioni i pastrimit merret me pasojat. Nuk shkojmë te gryka ku mbushet. Aksione të tilla janë zhvilluar nga të gjitha qeveritë, kanë dalë beretat e kuqe të Zall Herrit. Pas një viti bëheshin sic ishin. Me atë që po bëhet, shoh në zona ndërhyrje që s’janë bërë prej kohësh. Ministren e Mjedisit nuk e paguajmë të heqë qese me dorë. Janë votuar për të bërë politika dhe për zbatimin e ligjit. Nuk bëhet fjalë për menaxhim. Jemi në kushtet që duhet pastrim, ndërrimi i vendndodhjes së mbetjeve. As tjetërsohen, as riciklohen e dekompozohen.

Cfarë problemi kemi? Të mosmenaxhimit të integruar të mbetjeve, për ndarjen e diferencuar të mbetjeve në shtëpi. Riciklimi është goditur dhe u kthyem te pika fundore e piramidës incenerimi.

Po pastroni sot, por vitin tjetër do jetë kështu se mbetjet hidhen sërish në kanal. Pse nuk zbatohet ligji për menaxhimin e integruar? Pse nuk zbatohet ky ligj?

Kumbaro: Pjesë e menaxhimit të integruar që nga mbledhja e koshit deri te pika fundore, por mungon riciklimi në këtë zinxhir. Detyrë e vështirë, nuk mjafton vetëm ligji. Marrim direktivat evropiane, por e kanë filluar që në vitet ’70.

Shumë e kanë ende të vështirë ta zbatojnë në të gjithë territorin. Elementi i edukimit dhe ndërgjegjësimit është i vështirë. Janë shumë aspekte që ndikojnë në këtë edukim. Bashkia e Tiranës e nisi, por nuk arriti të jetë e suksesshme se kërkon angazhim të gjithë aktorëve. Asnjë nga bashkitë nuk e bën procesin e riciklimit. Nuk mjafton vetëm ligji, por kosto të lartë në menaxhim me kosha. Është investim shumë i madh se kemi sot. Paguajmë tarifa për menaxhimin e mbetjeve.

               

Të fundit