Flash News

E-TJERA

I keni shpallur luftë qeseve? Kumbaro-gazetarit: Më zhgënjyet me edukatën tuaj

I keni shpallur luftë qeseve? Kumbaro-gazetarit: Më zhgënjyet me

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka debatuar me gazetarin Erion Kristo, pasi ky i fundit i drejtoi pyetjen se pse qeveria kërkon t’i shpallë luftë qeseve plastike.

Nuk jam dakord që të hiqen plotësisht qeset plastike, si t’i marr ullinjtë kur t’i blej në market”, tha Kristo në emisionin ‘Politiko’.

Më zhgënjyet thellësisht në qëndrimin tuaj ç’edukatës të dëmshëm për shëndetin e fëmijëve  dhe  mesazheve që përcillni.  

Qeset janë ndotësit më të mëdhenj, shpërndahen në territor, shkojnë në lumenj dhe det. Nga studimet nga qeveria gjermane në vendet që lagen nga deti Adriatik, për të parë sasinë e qeseve që përdoren. Nga pesha e lehtë, nuk ripërdoret dhe përfundon në gjithë territorit. Është makabritet në gjithë vendin. Në fundin e detit Adriatik sipas një studimi jemi ndër 5 vendet që ndotim vendin Adriatik me plastikë dhe qese që nuk dekompozohen, se do një shekull që të dekompozohen”, iu përgjigj Kumbaro për nismën që do të ndërmerret nga 1 qershori i këtij viti për ndalimin e prodhimit, shitjes dhe importit të qeseve plastike për përdorim individual.

E pyetur për më shumë detaje rreth kësaj nisme, Kumbaro u shpreh se parashikohet se “Do ndalohet prodhimi qeseve dhe shitja e tyre, ato që janë një përdorimshme. Qeset e trasha do lejohen. Ato të zezat të plehrave do vazhdojnë të jenë, ambalazhet do jenë. Është masë e parë për të nxitur uljen e qeseve shumë përdorimshme. Duke qenë të lehta hidhen kollaj dhe ndotin ndryshe nga shihet që mblidhen kollaj. Do zëvendësohen me trasta, çanta që ti mbajmë me vete. Vitet e ardhshme të hyjmë me masa për pjata e gota plastike, etj.”.

Të fundit