Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeverisje me “Diella”, Rama propozon përdorimin e AI në rend dhe siguri

Qeverisje me “Diella”, Rama propozon përdorimin e AI në

Inteligjenca Artificiale është kthyer në kryefjalën e qeverisjes Rama 4, ndryshe nga ç’u premtua se integrimi do të ishte fokusi kyç i mandatit të sapo marrë.

Nga prezantimi i Albana Koçiut, ministre e Brendshme, Rama u ndal tek përdorimi i Inteligjencës Artificiale edhe në administratën e Punëve të Brendshme.

Sipas kryeministrit, nuk bëhet fjalë për një “Diell” polic, por për iplementin e AI për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

"Ministrja duhet të udhëheqë si gjithë ministrat e tjerë përshkallëzimin e revolucionit dixhital dhe futjen e inteligjencës artificiale edhe këtu në administratën e punëve të brendshme. Nuk e kam fjalën për të krijuar një ‘Diell’ polic këtu po për të futur AI në mënyrë që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi dhe këto parametra sic do e them në një copëz që kam shkëputur nga programi lidhen me punët e brendshëm.

Siguri më e lartë në rrugë, në shkolla, ku do vendosim në dispozicion të drejtorive një sistem regjistrimi në të gjithë ambjentin e shkollës, dhe nuk do ketë më histori sa thika ishin dhe kush i ra me shpullë i pari se kjo përshkallëzon te të rriturit. Siguri më e lartë për mbrojtjen e territorit me drone dhe pastaj siguria në qarkullimin e mallrave", deklaroi Rama.

Të fundit