Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘filtron’ një për një punën e 4 viteve, mesazhet që dha për çdo ministër. Cilët rrezikojnë shkarkimin

Rama ‘filtron’ një për një punën e 4 viteve,

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës se qeveria e re do të shpallet javën që vjen.

Pa hyrë shumë në detaje, Rama la të kuptohej qartë se në kabinetin e ri priten shumë ndryshme, madhe edhe një stol i gjatë rezervash, siç e cilësoi ai.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Rama ‘filtroi’ në vija të përgjithshme punën e secilit ministër në tryezën kryeministrore, duke përcjellë kështu edhe mesazhin për secilin se cili do mund të vijojë detyrën dhe cili jo.

Kështu, Rama e nisi fjalën me situatën aktuale të pandemisë, me të cilën Shqipëria ka hyrë në vitin e dytë të përballjes, ndërsa vlerësoi lart punën e ministres Ogerta Manastirliu.

Menaxhimi i tërmetit dhe pandemisë do jetë një nga gjurmët e pashlyeshme në historinë e këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinimit dhe fushate cilësore ka bërë që goditja e asaj që po merr trajtën e valës së tretë të jetë e moderuar.

Bazuar në fakte e shifra, themi se puna e pa ndaluar në shëndetësi pavarësisht pandemisë, e ka bërë të dallueshme si dita me natën gjendjen e saj krahasuar me ditën tonë të parë në detyrë, shtatorin e 8 viteve më parë kur shëndetësia ishte ferri për të gjithë”, tha Rama.

Turizmi

Rama nuk fshehu rezervat dhe kritikat për punën e kryer nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Pandemia e tërmeti nuk ka na dha mundësinë të investojmë aq sa do donim në drejtim të ofertës turistike, mbetet për më tej ta bëjnë duke mbajtur mirë shënim dhe cka nuk u bë për mangësitë tona ende të konsiderueshme në aspektin cilësor, si plehrat në zonat turistike ku duhet ndërruar qasja, administrimi i plazheve që la shumë për të dëshiruar e shumë mangësi tjera.

Për tu bërë kampionet e Ballkanit në turizëm duhet shumëfishim i luftës për mbrojtjes së mjedisit, ku plehrat e ndotja e ujërave prej tyre janë vetëm pjesa e dukshme e problematike”, tha Rama.

Infrastruktura

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duket se është ndër më të sigurtat për tu rikonfirmuar në krye të këtij dikasteri.

Në infrastrukturë kemi krijuar kushte më të qëndrueshme, ku Shqipëria do kthehet në eksportuese neto. Skavica është një projekt në zhvillim, nga bashkëpunimi me SHBA dhe jemi në fazën e vlerësimit të projektit të kthimit të TEC-it të Vlorës nga një simbol i dështimit në portë hyrëse të gazit të lëngshëm.

Mundësoi hapjen e rrugëve të ndërtimit të dy parqeve të Karavastasë dhe Spitallës që do ndërtohen nga Voltalia.

Fundi i marrëzisë së vjedhjes së energjisë elektrike bën që sot situata e sektorit energjetik të jetë e pakrahasueshme dhe programi i investimeve na jep optimizmit për ta parë Shqipërinë e 2030 prodhues kamion të Ballkanit të energjisë të rinovueshme.

Falë punës së përkushtuar dhe drejtimit këmbëngulës së ministres Kukësi është bërë me aeroport ndërkombëtar. Gara për aeroportin e Sarandës është hapur.

Shqipëria ka linjën Airt Albania dhe i ka rezistuar goditjes nga pandemia, me daljen prej pandemisë do rritet numri i avionëve të saj.

Shërbimi i transportit rrugor kancer shumëvjecar, janë kthyer në një prej shembujve më kuptimplotë të transformimeve të shërbimeve publike”, tha Rama.

Bujqësia

Edhe për ministrinë e Bujqësisë, e cila aktualisht drejtohet nga Milva Ekonomi, Rama u shpreh me nota pozitive.
 "I dukshëm ka qene edhe përparimi në bujqësi ku kemi mundësuar 2-fishimin e tokës që punohet. Nga investimeve kemi 3-fishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për thithjen e fondit  mbështes për bujqësinë. Patjetër duhet punë më e madhe të jetë kampione për eksporteve e prodhimeve bujqësore. Në 2030 kërkojnë që Shqipëria të jetë e para në rajon për eksporte bujqësore si ato që prodhohen në tokë dhe në det", tha Rama.

Arsimi

Ndonëse pak ditë më parë bëri publik vendimin për nisjen e vitit të ri shkollor, duket se Rama nuk është aspak i kënaqur me punën e miniostrisë së Arsimit, aktualisht e drejtuar nga Evis Kushi, pas dorëheqjes së Besa Shahinit.

“Ende një det i tërë na ndan për realizimin e ambicies së kushteve të arsimit. Jam krenar që disa plagë në dukej të pashërueshme në arsimin parauniversitar që nga rekrutimit të mësuesve i përkasin të shkuarës.

Nuk jam krenar të gjendjes në universitet që do ta adresojmë me shumë punë në bashkëpunim me rektorët, duke synuar përfshirjen të universiteteve publike ndërkombëtare.

Shqipëria e 2013 duhet të kthehet në një hab të arsimit të lartë në rajon. Nuk jam krenar por gjendjen lëvizjes sportive shkollore e universitare. Është shumë nën nivelin e mundësive reale e do merremi shumë me këtë. Është e pajustifikueshme që të vegjlit të mos kenë vëmendje më të madhe, edukatorët të mos paguhen më shumë”, tha kryeministri.  

Kultura

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti po ashtu rrezikon të mos jetë më pjesë e qeverisë së re.

“Kemi bërë jo pak, me angazhimin për zgjerimin e hapësirave kulturore me cilësi, por shumë më tepër do bëjmë me projektet e bllokut të ri galerisë kombëtare, TK, qendrës së re teatrore të fëmijëve në Tiranë e tjera në qytete tjera”, u ndal shkurtimisht Rama.

Ekonomia

"Më shumë mund të kishim bërë me formalizmin  e ekonomisë, por kemi bërë punë të vyer me ndërtimin e sistemit digjital të fiskakalizimit.  

Ulja e taksave deri zero për biznesin e vogël rritja e pagave për mësues e mjekëve apo përballimi i pandemisë, nuk janë pak për një shtet akoma në kantier.

Jemi vendi me uljen më të lartë të papunësisë në rajon, thonë raportet ndërkombëtare", tha Rama, për punën e Anila Denajt. 

"Prioritet i Shqipërisë së 2030 do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe.

 4 portet e reja turistike, ai i Sarandës ku ka nisur puna, i Vlorës që nis në javët e ardhshme, Shëngjini që është në ende në fazën fillestare përgatitore dhe ai në Durrës, janë vetëm një nga blloqet e mëdha të programit konkret të investimeve të huaja që do na mundësojnë rritjen ekonomike", shtoi kryeministri. 

Drejtësia 

Pa rritur më tej cilësinë e shërbimeve të shtetit për qytetarin, pa forcuar sensin e drejtësisë, zbatimin praktik të Reformës në Drejtësi, e pa thelluar mes nesh me rrugën e përfitimeve të paligjshme rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku duam.

Me dixhitalizimin kemi ndërprerë ndërveprimin korruptiv mes individëve dhe personave, me dixhitalizimin e shërbimeve, që do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien mes individëve dhe shtetit dhe goditjen e korrupsionit në administratë.

Dixhitalizim për të zmbrapsur kudo hijen e bakshishit e ryshfetit, duke futur shtetin në kompjuterin e qytetarit, do të jetë lajtmotivi i kësaj qeverie”, tha Rama.

Ministria e Brendshme 

Dyshime ka për rikonfirmimin e Bled Çuçit në krye të punëve të Brendshme.

Me rezultate pozitive në aspektin e luftës ndaj krimit, por jemi në një udhëkryq të ri të stanacionit në punën e policisë dhe futjes së një marshi tjetër më të lartë për përmirësimin të performancës, duhet kapitull modernizues, duke nisur nga rritja e sigurisë së qarkullimit rrugor e tjera me radhë der te kontrolli në kohë reale digjital i territorit. Na duhet një sfidë me bazë të re garancie për tja dale më sukses”, tha Rama.

Një tjetër ministre, pozitat e së cilës u forcuan akoma më shumë ditët e fundit, është ajo për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshit.  

Jemi krenarë në fushën e mbrojtjes dhe me punët e jashtme të këtij vendi. Reputacioni ndërkombëtar i vendit dhe besueshmërisë nga aleatët dhe përfshirja e diasporës si asnjëherë më parë në marrëdhëniet me qeverinë dhe seriozitetin që e marrin Shqipërinë në çdo instancë ndërkombëtare nuk kanë asnjë krahasim më vitin 2013, ku sot janë shumë më lartë edhe se 2017.

Kjo qeveri e mbylli mandatin me realizmin e të gjitha kushtet për negociata dhe men hapjen e një projekti të ri si një prej nismëtarëve për Ballkanin e Hapur. Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht si nga Prishtina dhe nga Tarën nuk më shqetësojnë fare. Ka shumë zjarr të ndezur për qëllime politike të ditës, por ne do vazhdojmë para dhe se kam besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira", tha Rama


  

Të fundit