Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për mbylljen e Shqipërisë nga Covid-19: Pash zotin mos dëgjoni Monën

Rama flet për mbylljen e Shqipërisë nga Covid-19: Pash zotin mos

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për respektimin e masave anti-covid, me qëllim që Shqipëria të mos shkojë sërish drejt një mbylljeje të dytë.

Ndërsa ka ironizuar deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila thotë se Covid nuk ekziston, Rama shtoi se nuk ka zgjidhje tjetër nëse numrat e shtretërve nuk mjaftojnë në raport me personat e infektuar që kërkojnë trajtim spitalor.

“Pash zotin mos dëgjoni Monikën kur thotë covid nuk ekziston se nuk ju le perëndia të infektoheni. Është me rëndësi që ato pak rregulla të zbatohen. Edhe unë e kam bezdi që duhet të vë maskën sa mbaroj fjalimin, por nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar sistemin e shëndetësisë.

Nëse numrat bëhen marramendës e s’ ka më shtretër, nuk duam të shkojmë aty dhe të mbyllim prapë punën, Shqipërinë. Ndaj respektoni rregullat", tha kryeministri. 

Të fundit